Parashqevi Qiriazi

Parashqevi-qirjazi 152 186.jpg

Parashqevi Qiriazi

Parashqevi Qiriazi (1880-1970), e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, studioi në Robert College në Konstantinopojë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese. Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.

1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi për themelimin e shoqatës "Yll' i mëngjesit" më 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara botoi periodikun e ilustruar me të njëjtin emër, që doli në Boston nga 1917 deri më 1920. E përdyjavëshmja "Yll' i mëngjesit", kushtuar ndriçimit dhe përparimit të popullit shqiptar, përfshinte artikuj mbi politikën, shoqërinë, historinë, filologjinë, letërsinë, arsimin dhe folklorin. Parashqevi Qiriazi mori pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane.

No comments:

Post a Comment