Tre Shkolla te Mesme Shqiptare te akredituara me International Baccalaurate Organisation (IBO) gjate 1927-1938

Nga punimi i doktoratures me titull “ARSIMI NË SHQIPËRI NË VITET 1925-1939” te Dr. Robert Gjedia ,  eshte shkeputur nje pjese e vogel qe flet per bashkepunimin e forte te Ministrise se Arsimit gjate viti 1927-1938 me IBO - ose Byrone Nderkombetare te Gjeneves. Me ne fund e kuptova se pse disa shkolla te asaj kohe si ajo e Harry Fultz dhe Normalja ne Elbasan, Liceu i Korces, edhe sot rrezatojne fort cilesi dhe inspirim, dhe se pse figura qendrore te arsimit se asaj kohe jane ikona te arsimit shqip edhe sot. Ato paskan qene shkolla te akredituara te IBO -se qe atehere. Cfare luksi! Vizion perparimtar per arsimin shqip pothuajse nje shekull me pare.

Gjatë periudhës 1927-1938 lindi dhe u zhvillua një bashkëpunim i frytshëm midis Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Byrosë Ndërkombëtare të Edukimit në Gjenevë.

Byroja Ndërkombëtare e Edukimit në Gjenevë ishte një organizëm me status ndërkombëtar që punonte në fushën e edukimit. Ky institucion promovonte të rejat në edukim, sidomos elementet e pedagogjisë aktive për periudhën që flasim. Statusi i saj ishte pranuar nga shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konsiderohej një organizëm i vlerësuar lart profesionalisht edhe për shkak të drejtorit të tij, Zhan Piazhe, një figurë botërore e psikologjisë dhe pedagogjisë. Edhe në ditë tona funksionon ky institucion, i quajtur IBO ( International Baccalauerate Organization), si organizëm ndërshtetëror që zhvillon veprimtarinë brenda institucionit të UNESKO-s.



Kjo ishte një mundësi shumë e mirë dhe një dritare e hapur për të ndjekur nga afër zhvillimet arsimore evropiane dhe më gjerë, të cilat patën ndikim edhe në mjedisin arsimor shqiptar. 

Lidhjet me këtë organizëm i mbante në vijimësi Ministria e Arsimit. Ka mjaft letërkëmbime të ministrave të Arsimit të periudhës 1928-1935, drejtpërdrejt me Drejtorin e Byrosë Ndërkombëtare të Edukimit z. Zhan Piazhe, një psikolog i njohur, i shquar në nivel botëror në fushën e psikologjisë konjitive të fëmijërisë, teoria psikologjike e të cilit studiohet në çdo universitet evropian e Amerikë edhe sot. 

Po ashtu kontakte me këtë organizëm mbante dhe shkolla “Normale” e Elbasanit, e cila u bë anëtare e kësaj Byroje që në vitin 1928. Vlen të përmendet kontributi i veçantë i Aleksandër Xhuvanit, i cili mbajti lidhje të vazhdueshme me këtë organizëm. Nga ky bashkëpunim vlen të theksojmë: 

Së pari mbështetjen e ekspertizës së BNE-së lidhur me hartimin e një baze ligjore solide për arsimin shqiptar. Kështu, nga letërkëmbimet dhe materialet e dërguara gjatë vitit 1932 nga BNE vonë institucioni u dërgonte sugjerime, rekomandime si dhe ligje të arsimit të vendeve evropiane. Ndaj paketa e plotë ligjoree hartuar gjatë periudhës së ministrit Ivanaj mbetet dinjitoze dhe profesionale shqiptar, ndërsa në procesin e hartimit të tyre u shfrytëzuan ligje evropiane të kohës të  dërguara nga BNE-ja dhe me hartimin e mjaft akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me rregulloret e shkollave, rregulloret e drejtuesve të shkollës etj., materiale ligjore, që në procesin e hartimit të tyre patën ndikimin e bashkëpunimit me BNE-në. 

Së dyti, prurjen e botimeve evropiane të kohës, përmes buletineve periodike të këtij institucioni, të cilat kishin në fokus reformimin e mësimdhënies, modele dhe formate mësimore, çështje psikologjike të trajtimit të fëmijës, si dhe mjaft tematika të ndryshme të edukimit, që gjenden të demonstruara në praktikën mësimore të disa institucioneve arsimore në Shqipëridhe ato të mesme në Shqipëri, por veçanërisht në shkollën “Normale” të Elbasanit, “Institutin “Harry Fultz”, Liceun e Korçës, si dhe në gjimnazet e Shkodrës, Tiranës dhe Gjirokastrës. 

Çështja më e trajtuar në buletinet e BNE-së mbetet “pedagogjia aktive” dhe format e paraqitjes së saj në klasë materiale ishin një ndihmë e madhe për mësuesit dhe specialistët e arsimit. Ishte koha kur në Shqipëri vinin vepra të edukimit, të psikologjisë dhe pedagogjisë, si: “Psikologjia e mendërisë” e Clapardesë, “Ç‟është Edukata e re” e Abel, “Lindja e të menduarit te fëmija” e Piazhesë, “Vetëveprimi është parim i lartë i të mësuarit” e Charrier dhe përkthehej Herbarti, Pestaloci, Vessioti, Bruneri, Skinneri, Xhon Djui, Montessori, e mjaft teoricienë e pedagogjistë bashkëkohorë, por edhe të traditës evropiane. Kjo ishte një pasuri e çmuar që i vinte sistemit arsimor shqiptar që u studiua thellë nga specialistë të njohur të arsimit, si: Aleksandër Xhuvani, Sotir Papahristo, Hilë Mosi, Mirash Ivanaj, Ahmet Gashi, Qamil Guranjaku, Osman Myderrizi e mjaft të tjerë. 

Ishte kjo literaturë që vinte në Shqipëri nga Byroja Ndërkombëtare e Edukimit, e cila ndihmoi jo vetëm për formimin e mësuesve të rinj në shkollat normale të periudhës 1924-1939, por ndikoi në: 

a) krijimin e brezit të didaktëve të parë profesionistë shqiptarë, siç është rasti i Aleksandër Xhuvanit, Sotir Papahristos, Mirash Ivanajt, Hilë Mosit etj.të tyre arritën të krijojnë gjeneratën e parë të mendimit pedagogjik shqiptar me një frymë tërësisht evropiane. 

b) formatimin, strukturimin dhe hartimin e revistave shqiptare të fushës së pedagogjisë, që u botuan në Shqipëri, sipas modeleve të buletineve të BNE-së

Buletinet e ardhura sillnin mjaft informacione që përbënin “të rejat pedagogjike” apo” të reja nga sisteme arsimore” nga e gjithë bota, si dhe lajme për veprimtaritë e ndryshme të Ato nuk kanë qenë të përhapura dhe të përgjithësuara kudo në shkollat fillore Duke qenë pjesë e institucioneve shqiptare të arsimit, këto fushës së edukimit që kanë të bëjnë me kongrese ndërkombëtare, konferenca, shkëmbime 
përvojash, vizita studimore, por dhe të dhëna nga jeta e shkencëtareve apo psikologëve dhe didaktëve të njohur evropianë dhe botërorë, të cilat mësuesit shqiptarë i lexonin me endje.

Së treti, instalimin në arsimin shqiptar të një sistemi statistikor me të dhëna të bollshme për arsimin. Modelet dhe formatet e marra nga ky organizëm kanë shërbyer për krijimin një sistemi statistikash të njëjtë si në të gjitha vendet evropiane, por që i shërbyen mjaft dhe të ardhmes në arsimin shqiptar. Kështu formatet e statistikave kërkonin të dhëna për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave, për shkollat, për programet lëndore, orët mësimore etj., që ndihmuan mjaft në identifikimin dhe inspektimin e shkollave në atë kohë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Kongresin e Kajros që organizohej nga BNE-ja me tematikë “Rregulla të njëjta për statistikat e arsimit”, si dhe miratimi i tyre në këtë kongres, më 1928, ishte fillesa e parë e hartimit, plotësimit dhe përpunimit të të dhënave sipas formateve statistikore evropiane. 

Shumë tabela statistikore të paraqitura në këtë punim, që janë identifikuar në Arkivin e Shtetit, si dhe në botime të asaj kohe janë fryt i këtij bashkëpunimi. Ky sistem statistikor ndikoi dhe krijoi një mënyrë të re pune për sektorët e Ministrisë së Arsimit, për zyrat lokale të 
inspektimit dhe për shkollat. P.sh., U mundësua krijimi i regjistrit shtetëror të arsimtarëve për herë të parë në Shqipëri në vitin 1932, sipas formateve dhe kërkesave evropiane dhe kjo mund të konsiderohet një arritje për arsimin në atë kohë

Së katërti, pasurimin me një informacion të bollshëm teorik, shkencor, praktik dhe të modeluar të pedagogjisë aktive dhe elementeve të saj, që BNE-ja dërgonte në mënyrë sistematike, të cilat gjetën zbatim kryesisht në shkollën “Ushtrimore” të “Normales” së Elbasanit dhe “Ushtrimoren” e Institutit “Harry Fultz” për profilin e degës “Normale” Shkolla “Normale” e Elbasanit, duke qenë anëtare e BNE-së, por me një përgjegjësi e përkushtim për formimin e mësuesve të rinj, më mirë se askush tjetër institucion në Shqipëri u përpoq të zhvillonte dhe të trajtonte metodikat përkatëse të lëndëve që zhvilloheshin në shkollën fillore. Këto metodika qenë rrjedhojë e bashkëpunimit të mësuesve të  “Ushtrimorja” e Shkollës “Normale “Elbasan u hap në vitin 1923, ndërsa ajo e Institutit “H. Fultz” në vitin 1928. 

Ja pse “Ushtrimorja”, me mësues specialistë për metodika, u afirmua jo thjesht si një shkollë ku zhvillohej praktika pedagogjike, por njëherazi si një qendër e përpunimit të mendimit didaktik, të zbatimit të tij në praktikë, duke pasuruar përvojën e brishtë të shkollës shqiptare me atë të shkollave të përparuara në Evropë. 

Ajo që e bëri “Normalen” e Elbasanit një institucion udhëheqës të rrugës së pedagogjisë dhe të metodave mësimore, që ndikoi në përgatitjen cilësore të mësuesve, por edhe në të ardhmen e pedagogjisë e të mendimit pedagogjik shqiptar ishte: 

a) shkollimi i një pjese të mësuesve të saj në shkolla evropiane; 
b) anëtarësimi në BNE; 
c) shfrytëzimi me frytshmëri i literaturës më të mirë të kohës në fushën e pedagogjisë, psikologjisë dhe didaktikës; 
d) drejtimi profesional dhe i motivuar i kësaj shkolle nga A. Xhuvani. 

Në këtë kuptim kjo shkollë mund të konsiderohet si “laboratori” i parë i eksperimenteve shkencore të modeleve mësimore evropiane në mjediset e klasave, ku zhvilloheshin praktikat profesionale të mësuesve të rinj.

No comments:

Post a Comment