Nga MA. Pjereta Shytani
Komunikimi është i gjithëpranishëm në jetën njerëzore. Ai ekziston ngado dhe ka një ndikim të thellë në atë që shpaloset në një kontekst komunikativ. Gjithçka që ndodh në klasë krijohet dhe mbështetet nëpërmjet procesit të komunikimit .Planet mësimore , strategjitë e mësimdhënies, shpjegimi, kritika ose vlerësimi ndaj punës së nxënësit bëhen nëpërmjet komunikimit. Komunikimi është një proces dinamik e kompleks , por mund të mësohet në të gjithë elementet e tij dhe të aplikohet me sukses në rrethanat e procesit mësimor.
Veçanërisht komunikimi i mësuesit me nxënësit është thelbësor . Ai është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit mësimor , sepse ka shumë më tepër funksione se sa fakti që mësuesi flet dhe nxënësit dëgjojnë dhe përcjell shumë më tepër mesazhe se sa thjesht fjalë të shkëmbyera mes njerëzve.
Duke komunikuar me nxënësit në mënyrë korrekte mësuesi iu edukon nxënësve mënyrën se si duhet të komunikojnë edhe ata me njeri tjetrin në klasë e jashtë saj, i njeh nxënësit më mirë dhe kjo i shërben jo vetëm punës së tij por edhe rezultateve të procesit mësimor -edukativ në përgjithësi.
Cdo individ hyn në një proces komunikimi me një sërë eksperiencash , vlerash dhe besimesh. Si rrjedhojë cdo njeri ka nje sërë aftësish që prodhojnë dhe marrin mesazhe. Në qendër të këtij procesi janë llojet e komunikimit , Komunikimi joverbal dhe ai verbal.
Aspekti joverbal i komunikimit është i përbërë më shumë nga veprime se nga fjalë. Ai përfshin lëvizjet e trupit , orientimin e trupit të mësuesit në lidhje me trupin e nxënësit , gjestet prekjet dhe shprehjet e fytyrës . Përveç këtyre komunikimi joverbal përfshin paralinguistikën ,ose ato që mund të quhen sjellje vokale.Sjelljet vokale përfshijnë tinguj që nuk janë fjalë ,ritmin e të folurit,tonin e zërit ,pauzat sa shpejt apo sa ngadalë flasim,dhe sa shumë ose pak flasim.( Gazda : 2006) .
Sjellja korrekte joverbale e mësuesit ndikon në: 1-Krijimin e një ambjenti mbështetës dhe inkurajues gjatë orës së mësimit, nëpërmjet përdorimit të përcjelljes së autoritetit dhe krijimit të sigurisë për nxënësin 2- Krijimin e mardhënieve pozitive mësues nxënës , nëpërmjet demonstrimit të ngrohtësisë vërtetësisë , respektit dhe empatisë ( Kostelnik : 2010) Monitorimi ,rregullimi dhe kontrolli i komunikimit joverbal influencon rrjedhën dhe përfundimin e ndërveprimit njerëzor dhe kontribuon në efektivitetin intrapersonal ( Riggio,2006).
Nga ana tjetër komunikimi verbal është një nga elementët kryesorë që bëjnë diferencën në krijimin e një mardhënieje pozitive me fëmijet dhe adoleshentët të karakterizuar nga ngohtësia , siguria , respekti i dyanshëm dhe reciprociteti është mënyra se si përdorin gjuhën e folur . Të folurit me nxënësit gjithashtu edhe dëgjimi i këndvështrimit të tyre vendos tonin e mardhënies. Kur nxënësi merr mesazhe verbale pozitive , vendosen bazat për një mardhënie të ardhshme pozitive që ndihmon të mësuarit.
Ka një konsesnsus të përgjithshëm se komunikimi mësues- nxënës mund të jetë një katalizator në të mësuar. Studentë dhe mësues bien dakort në llojshmërinë e sjelljeve që krijojnë dhe mbajnë një ambjent që inkurajon studimin dhe procesin mësimor në përgjithësi .
Në një mjedis verbal pozitiv nxënësit përjetojnë ndërveprim shpërblyes me mësuesit. Verbalizimi i përdorur nga mësuesit ka për qëllim të plotësojë nevojat e nxënësve dhe ti bëjë ata të ndihen të vlerësuar. Në cdo kohë kur mësuesi i flet nxënësit , mësuesi nuk duhet të përcjellë vetëm informacion ,por të përcjellë edhe një impakt afektiv me fjalet e tij. Është shumë e rëndësishme që mësuesi të dëgjojë me vëmendje nxënësit dhe tu përgjigjet mesazheve të tyre me seriozitet. Mjediset pozitive verbale janë dobiprurëse për nxënësit dhe mësuesit. Elementët e një mjedisi të tillë sigurojnë mënyra konkrete për të komunikuar me ngrohtësi pranueshmëri,vertetësi, empati dhe respekt reciprok . Kjo bën që nxënësit ti shohin mësuesit si burim sigurie dhe inkurajimi .Si rrjedhim ndërveprimi mësues –nxënës , u lejon fëmijëve të mësojne më shumë për veten , dhe të ndihen të sigurtë në këtë mjedis .
Studiuesit e komunikimit shkollor e shohin komunikimin në procesin mësimor dhe edukativ si një nga shtyllat e rëndësishme të edukimit të cilat sigurojnë një mësimdhënie efektive , duke përfshirë tre shtylla kryesore në këtë proces. Ato janë :1-Përgatitja profesionale e mësuesit në lëndën që ai jep mësim, 2-Aftësi e përgatitje pedagogjike , dhe 3- Aftësi komunikuese.
Në qoftë se do të pyesnin nxënësit për efektet e komunikimit të mësuesve në orën e mësimit dhe jashtë saj , përgjigjet e tyre do të vërtetonin pa asnjë lloj dyshimi të gjitha përfundimet teorike të përmendura më lart.
Djem dhe vajza të shkollave të mesme tregojnë raste të mësuesve të cilët përshkruhen si të vrazhdë në komunikim. Një nxënëse e njërës prej shkollave të mesme më të njohura të Tiranës e intervistuar për aspekte të komunikimit në klasë dhe efektin e tyre në angazhimin e saj në mësim shprehet:
‘’Po e pyesja mësuesen për një koncept që nuk e kisha kuptuar qartë. Ajo më ofendoi në mes të klasës duke më thënë që e kishte shpjeguar njëherë dhe me ton të vrazhdë me tha- ti nuk merr vesh! U ndjeva e fyer , e injoruar . Kisha mësuar kaq shumë në atë lëndë. .. U lëndova sepse fjalet e saj më bënë të dukem budallaqe përpara klasës. Unë jam njeri me dinjitet dhe kërkoj të respektohem.Pas kësaj që ndodhi . përtoja ta mësoja lëndën që më pëlqente . Nuk m’u vlerësua mundimi, pse ta mësoja?’’
Komunikimi jokorrekt jo vetëm që i demotivon nxënësit në punën e tyre mësimore , por pengon gjithë procesin mësimor duke cuar në disa rasate edhe në dështim të plotë të tij.
Që një bashkëbisedim të zhvillohet normalisht është shumë e rëndesishme që të rriturit të dëgjojnë atë që fëmijët kanë për të thënë. Dëgjimi përfshin më shumë se të mos flasësh e të rrish në qetësi.
Në këto rrethana nxënësit mësojnë se idetë dhe mendimet e tyre , por edhe ato çështje që i shqetësojnë vlerësohen , ata vetë janë të rëndësishëm të meritojnë respekt dhe mirësjellje.
Ndërveprimi pozitiv mësues nxënës , komunikimi korrekt afërsia dhe respekti reciprok vendosin tonet e një mardhënieje pozitive ndërmjet mësuesit dhe nxënësit brenda e jashtë klasës dhe nxisin një proces mësimor pozitiv e të sukseshëm .

Bibliografi :
Gazda G .M.(2006) Human relations development.—a manual for educators .(7th edition)Boston, Allyn and Bacon
Kostelnik J M, Gregory.K M ,Soderman K, A ,Whiren,P.A,(2010) ‘’Guiding children’s Social Development and Learning’’ WADSWORTH,(7th ed) ,USA ,fq 61-106)
Riggio R , (2006)‘’Nonverbal skills and abilities ‘’Manusov&M.Paterson (Eds)

No comments:
Post a Comment