Showing posts with label sociale. Show all posts
Showing posts with label sociale. Show all posts

Afrimiteti i mësuesit , strategji e rëndësishme e procesit mësimor që ndihmon në arritjen e rezultateve mësimore dhe edukimin e përgjithshëm të nxënësit.

Është pjesë e natyrës  njerëzore , përfshi këtu të rritur e fëmijë, që të jetë e prirur të japë më shumë rezultate kur kryen një aktivitet që i pëlqen. Ky aspekt duhet shfrytëzuar edhe në porcesin mësimor . Sigurisht të  gjithë kemi qenë nxënës dhe si të tillë  , ka qenë e natyrshme të kishim edhe ne mësuesit tanë të preferuar . Shpesh mendoj se pse  i shihnim si të tillë? Ç’i bënte ata të pëlqyer ? Pse lëndën e tyre e mësonim të parën kur përgatiteshim për ditën e nesërme ? Pse ora e tyre e mësimit kalonte gjithmonë shpejt dhe kur binte zilja dukej sikur kishin kaluar vetëm pak minuta dhe jo plot 45 ?
Shkencëtarë të shkencave të edukimit në mënyrë të vazhdueshme e prej vitesh bëjnë kërkime në fushën e edukimit për gjetjen e metodave të reja dhe strategjive të dobishme në mësimdhënie .
Një nga strategjitë më të rëndësishme të përdorura për të rritur ndërverimin ndërmjet mësuesve dhe nxënësve dhe për të ndërtuar një mardhënie pozitive brenda dhe jashtë klase  është edhe afrimiteti . Ky koncept përfshin një proces aktiv  social-komunikues nëpërmjet të cilit,  individët përpiqen t’i bëjnë të tjerët t’i pëlqejnë dhe të ndihen pozitivë ndaj tyre . (Bell & Daly: 1984).    

Disa aspekte të komunikimit njerëzor në shkollë dhe ndikimi i tij në procesin mësimor .

Nga MA. Pjereta Shytani

Komunikimi është i gjithëpranishëm në jetën njerëzore. Ai ekziston ngado dhe ka një ndikim të thellë në atë që shpaloset në një kontekst komunikativ. Gjithçka që ndodh në klasë krijohet dhe mbështetet nëpërmjet procesit të komunikimit .Planet mësimore , strategjitë e mësimdhënies, shpjegimi, kritika ose vlerësimi ndaj punës së nxënësit bëhen nëpërmjet komunikimit. Komunikimi është një proces dinamik e kompleks , por mund të mësohet në të gjithë elementet e tij dhe të aplikohet me sukses në rrethanat e procesit mësimor.

Veçanërisht komunikimi i mësuesit me nxënësit është thelbësor . Ai është një aspekt shumë i rëndësishëm i procesit mësimor , sepse ka shumë më tepër funksione se sa fakti që mësuesi flet dhe nxënësit dëgjojnë dhe përcjell shumë më tepër mesazhe se sa thjesht fjalë të shkëmbyera mes njerëzve.