Showing posts with label Publikime. Show all posts
Showing posts with label Publikime. Show all posts

Publikohet në shqip "METODAT E HULUMTIMIT: Udhëzues Praktik për Shkencat Sociale dhe Humane"


Prezantojmë sot për ju një botim të dobishëm për të gjithë ata që kanë përveshur mëngët dhe ndarë mëndjen të merren me hulumtime shkencore: "Metodat e Hulumtimit: Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane", nje botim i CDE (Qëndrës për Arsim Demokratik). 
Vecoria e botimit nuk qëndron vetëm në stilin tërësisht praktik të autoreve Matthews dhe Ross, por dhe të nje shqipërimi fantastik, cilësise së lartë të faqosjes së materialit dhe shtypit me kater ngjyra. Botimi gjendet në disa librari, përfshi Librin Universitar.

Shpresojmë që të tjera botime të vijojnë të pasurojnë bibliotekat e hulumtuesve të shkencave sociale me materiale në shqip.

OECD publikon "Arsimi: Mbrojtja më e mirë kundra krizës ekonomike

Ky është botimi më i fundit i OECD mbi gjendjen e arimit në botë. Sugjerohet  sepse OECD është një organizatë shumë autoritare për arsimin. Kliko më poshtë për të shkarkuar versionin e plotë të këtij publikimi:

Botohet së shpejti Revista Shqiptare e Studimeve Arsimore!

Mesuam nepermjet rrjetit social te Facebook "për botimin së shpejti të numrit të parë të Revistes Shqiptare të Studimeve Arsimore, [Albanian Journal of Educational Studies – AJES] e munguar në mjedisin tonë arsimor. Revista është fryt i diskutimeve të shumta dhe i një pune këmbëngulëse ekipore. AJES është revistë ndërkombëtare dhe do të botohet 2 herë në vit në gjuhën angleze, me qëllim promovimin e vlerave të arsimit tonë edhe jasht trevave shqipfolëse, por edhe njohjen e studiuesve të huaj me problemet e arsimit shqiptar. Revista do të paraqesë studime, hulumtime për problematikat në fushën e edukimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në trevat e tjera shqipfolëse. Revista në format elektronik në Internet do të jetë në shqip dhe anglisht. "

Me gjithë zemër i urojmë kësaj  Reviste  jetë të gjatë dhe suksese!