Nga Pjereta Shytani
Në vitin 1936 Ernest Koliqi u emërua Lektor i Shqipes pranë Universitetit të
Padovës . Në vitin 1939 ai u emërua titullar i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë
Shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë por nuk ndenji gjatë në këtë
detyrë sepse po këtë vit nisi punën si
ministër i arsimit në qeverinë
shqiptare. Sapo filloi punën në këtë
detyrë , ai mblodhi rreth vetes njerëzit
e kulturës, shkrimtarët më të shquar dhe
filloi përpilimin dhe
botimin e teksteve shkollore. Si Ministër i Arsimit
në shtatorin e vitit 1941 ai mundësoi me
një vendim që mbi 200 arsimtarë
normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, të shkonin në Kosovë,
dhe në trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të
ZI, si dhe në Çamëri
. Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht një
nga aktet më sublime sepse ai dha frutet e veta në hapjen e shkollave
shqipe, në rrënjosjen e dëshirës për të
mësuar shqipen në të gjithë trojet shqiptare. Vepra e tij letrare u
ndalua me vendosjen e rregjimit komunist në Shqipëri edhe pse nuk përmbante
asnjë lloj shenje a parashenjë politike,
por përmbante vetëm mesazhe atdhedashurie . U ndalua për shkak të veprimtarisë
politike të autorit, përkatësisë së tij fetare dhe gjuhës letrare të përdorur.