Showing posts with label Artikuj. Show all posts
Showing posts with label Artikuj. Show all posts

Edlira Gjonaj: Rilindja e Arsimit Profesional

Marre nga 'Tirana Observer'

Arsimi Profesional krijon shkeputjen e tij te pare nga "ministria meme", qe ka qene perhere ajo e Arsim-it, per t'u vendosur, ne kuader te Rilindjes, ne nje drite te re varesie e manaxhimi: nga Min­istria e Mireqenies Sociale dhe  Rinise. Nuk eshte fjale qe mund ta marre era, sepse ideja, drafti, marreveshja mes ministrive, kalimi i buxhetit, me tej i kompetencave dhe i manaxhimit te ketij sistemi te ri, perfshin 42 shkolla publike ne vend, rreth 23 mije nxenes te regjistruar ne shkollat profesionale, qindra mesues, instruktore, staf administrativ qe punon per keto sh­kolla, etj. Eshte nje sipermarrje e madhe qe kerkon kohe, kosto dhe sigurisht, ide te qarta per arsimin profesional. Te gjitha keto duket se po marrin forme ne nje draft ne hartim e siper per kete stad te ri te zhvillimit politik per arsimin dhe formimin pro­fesional, dhe jane te shprehura edhe ne formen e objektivave kryesore paraqitur ne programin e miratuar te qeverise se re.

Prof. Rami Memushaj: Cili ka qenë funksioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në këta 22 vjet? A ka ardhur koha për një reformim dhe sa i ka shërbyer ky institucion interesave të vendit?

Për të krijuar një tjetër hapësire debati mes arsimareve mbi kërkimin shkencor ne Shqipëri,  ARSIMTARET sjell për informacion një artikull te botuar me 5 korrik 2013 në Gazeta Shqip mbi eficiencen e Akademisë së Shkencave.. 
Vini re: Opinionet e shprehura ketu jane vetem te autorit. E quajme pasuri cdo mendim kritik te shprehur ne blog, por blogu nuk mban asnje pergjigjesi per permbajtjen e ketij artikulli. 

Alda Bardhyli 
Akademia e Shkencave“Këta 22 vjetët e fundit, Akademia jonë e Shkencave ka vijuar sjelljen e saj si në diktaturë, duke mbetur pa arsye servile e qeverisjes së radhës”. Prof. dr Rami Memushaj shprehet kështu, teksa kërkon të shpjegojë atë çfarë ka ndodhur me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas viteve ‘90. Për të, puna e këtij institucioni nuk ka ndryshuar shumë nga ajo gjatë kohës së diktaturës, vetëm se atëherë ka qenë një institucion më me peshë në jetën kulturore, apo kërkimin shkencor.

Ken Robinson: Le të bëjmë revolucionin e të nxënit!

Në vijim të debatit intelektual mbi një revolucion për arsimin në Shqipëri, dhe për të stimuluar komentet mbi to, ARIMTARET po sjell për ju një mendimtar të kohëve moderne: Ken Robinson. Ken Robinson është një ndër ekspertët më të shquar sot për kreativitetin. Ai është një ndër kampionet që sfidon mënyrën se si mësohen fëmijët sot, dhe sugjeron të kultivohet kreativiteti i secilit prej tyre, duke theksuar realitetin e inteligjencave të shumëllojshme. Në ketë fjalim qe po postojmë këtu për ju, ai bën apel për një kthese radikale nga shkollat e standartizuara tek të nxënit e personalizuar, duke krijuar kushtet për lulezimin e talenteve natyrale të fëmijëve. Fjalimi i tij është mundësuar nga TED: Ideas worth spreading! që ne e kemi prezantuar për ju në një postim të vecantë. Klikoni më poshtë per versionin e plotë të fjalimit të tij që do t’ju mbetet gjatë në mëndje!

http://www.ted.com/talks/sir_ken_robinson_bring_on_the_revolution.html

TED: Ide që vlejnë të përhapen!

TED është një grup konferencash të mrekullueshme që organizon Sapling Foundation, nën sloganin “Ide që vlejnë të përhapen”. Fjalimet e TED adresojnë nje gamë të gjerë cështjesh mbi fusha të ndryshme nga kërkimi dhe praktika e shkenës dhe kulturës, që më shpesh tregohen në formë tregimi. Cdo folësi i jepet 18 minuta që të prezantojnë idetë e tyre në mënyren me krijuese, novatore, dhe përfshirese. Nese doni të dini më shumë për TED vizitoni TED.com. Seksioni TED Talks Education përmban fjalimet më të rëndësishme për arsimin në rrafshin botëror. Të gjitha kanë transkriptim në gjuhën angleze, dhe disa prej tyre në gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë shqipen.
Mos hezitoni të klikoni tek tregimet e TED per arsimin: http://www.ted.com/topics/education

Debat filozofik midis Z. Zamira Cavo dhe Z. Pellumb Karameta: Revolucioni ne arsim, per cfare dhe si?

Po ndaj me ju artikullin botuar sot ne gazeten Shqip te Z. Karameta  "Revolucioni ne arsim, per cfare dhe si?".  Klikoni me poshte per vesionin e plote te ketij artikulli.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/06/revolucioni-ne-arsim-per-cfare-dhe-si/

Artikulli eshte ndertuar ne forme replike ndaj artikullit me teme te ngjashme te Z. Zamira Cavos, botuar ne te njejten gazete me titull "Sistemi arsimor ka nevoje per revolucion". Klikoni me poshte per te lexuar opinionin e Z. Cavo.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/03/sistemi-arsimor-ka-nevoje-per-revolucion/

Ne repliken e tij, Z. Karameta  ben edhe thirrje per nje debat te gjere mbi kete ceshtje. Nese keni deshire, mund te beni komentet tuaja mbi dy te artikujt si dhe te shprehni opinionin tuaj ne kete Blog. 

Një vlerësim i programeve mbështetëse të Bashkimit Europian për arsimin parauniversitar në Shqipëri.

nga Gentjana Mara-Sula
Referuar ne Konferencen Nderkombetare "Cështje të përfshirjes shoqërore dhe integrimi europian i Shqipërisë" që u organizua nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Vjeshtë 2012

Përmbledhje

Shqipëria po synon një zhvillim ekonomik të shpejtë dhe integrim në Bashkimin Europian. Kjo kërkon një zhvillim të burimeve njerëzore më të shpejtë të aftë për të konkuruar me vendet më të zhvilluara në botë,

Arsimi parauniversitar në Shqipëri, pavarësisht progresit të viteve të fundit në rritjen e sasisë së viteve të shkollimit, ka ende shumë rrugë për të bërë për të mos lënë asnjë nxënës mënjanë, si dhe për të siguruar një arsim me cilësi sa më të lartë.

Shqipëria e përballur me rrethanat e krizës financiare Europiane, po e ul edhe më shumë përqindjen e PBB që investohet për arsimin , dhe shpenzimet për çdo student janë ndër më të ulëtat ne rajon. Në këto kushte, duke patur parasysh edhe sfidat e forta që shtrohen, partneriteti me BE përbën një mundësi të artë për të mbushur boshllëqet e përfshirjes në një arsim cilësor nga ana financiare si dhe asistencë teknike.

Integrimi në BE ofron mundësi të mëdha për arsimin e Shqipërisë. Organizata si DG e Zgjerimit dhe Çëshjeve Sociale ofrojnë qasje politike, ndërsa programe madhore si Europë 2020 dhe Axhenda e Lisbonës ofrojnë platforma për bashkëpunim dhe koordinim për zhvillim në të gjitha vendet anëtare të BE tani e në të ardhmen. Instrumenti i Para-Aksesit (IPA) është instrumenti financiar për të mbështetur vendet si Shqipëria në reformat e tyre drejt integrimit. Dokumenti bazë për partneritetin e Shqiperisë me BE është Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit në 2006, që frymëzon e nxit dhe Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë.

Qasja për arsimin në Shqipëri për periudhën 2006-2013 bëhet nëpërmjet DG për çështjet sociale dhe synon punësim. Fokusi kryesor janë moshat 18-25, minoritetet rome, si dhe gratë e papuna. Arsimi përmendet si faktori kryesor që ndikon në aftësitë profesionale. Programet arsimore fokusohen pothuajse totalisht në shkollat e mesme profesionale. Afërsisht 9.2 milion Euro janë vënë në dispozicion për këtë qëllim nga 2007-2014, ndërsa rreth 10 million janë vënë në dispozicion për programet e Cross Boarder Support dhe Civil Society Facility, por këto nuk kanë patur në qendër nxitjen e reformave. Moshat e hershme 0-6 si dhe 6-15 vjeç nuk përmenden si të shenjuara dhe si rrjedhim arsimi parauniversitar nuk ka patur ndikim nga partneriteti i BE. Është e këshillueshme që programet e reja të BE në 2013 e në të ardhmen të kenë në qendër moshat e hershme 0-6 dhe 6-15 vjeç, si dhe reformat me qendër cilësinë e arsimit dhe gjithëpërfshirjen.