Si mundi Portugalia te permiresoje dukshem rezultatet e arsimit?
Nga vendet me suksese te dukshme ne reformat arsimore, perzgjodhem sot te tregojme historine e Portugalise. Me poshte, nje permbledhje e analizes qe beri OECD per suksesin e ketij vendi te vogel.
Portugalia rezultoi shume dobet ne PISA 2000. Ne fshat, shume shkolla ishin te vogla dhe te izoluara. Ne qytete, ato ishin shume te medha, te mbi-populluara, e punonin me turne. Mxenesit e dobet, sidomos ato te qe vinin nga familje te pavantazhuara, ishin ne prag mbetjeje e klase dhe shpesh braktisinin shkollen, ose ishin braktises 'de facto' - te heshtur ne fund te bankave.
Kjo gjendje vuri kombin ne alarm, dhe i hapi rrugen reformave te thella e te gjera. Me e rendesishmja ishte vendimi i riorganizimint te shkollave ne klaster-shkolla, te cilat bashkonin 5-10 shkolla te vogla ne nje projekt arsimor, qe drejtohej nga nje drejtues u perzgjedhur nga nje perfqesues i nje komuniteti te madh mesuesish, perfaqesues bashkiak dhe prinderish. Ky numer me i madh stafi, ndikoi pozitivisht ne krijimin e rrjeteve te profesionisteve qe bashkepunonin dhe mesonin nga njeritjetri, dhe jepnin sherbime me te mira per nxenesit.
Paralelisht, pagat e mesuesve u rriten dhe niveli i tyre shkoi 19% me shume se i disa profesionisteve me arsim te larte ne sektore te tjere te ekonomise, nderkohe qe koha e punes se tyre u rrit nga 752 ore ne 855 ore pune ne vit.
Masa te tjera te rendesishme perfshine 1) futjen e TIK-ut ne mesimdhenie edhe te lendeve te tjera si matematike, gjuhe amtare, shkence 2) zbatimi i nje programi kombetar per rritjen e aftesise ne lexim 3) permiresim i vleresimit te mesuesve dhe nxenesve.
Ne PISA 2009, nxenesit portugeze treguan nje permiresim te theksuar ne te gjitha fushat, ndonese ende jane nen mesataren e OECD. Arritja me e madhe ishte renia e varesise se theksuar midis prejardhjes shoqerore- ekonomike familjare dhe rezultateve ne arsim, qe tregon se vertet shkolla atje po e luan rolin e saj per shanse te baranarta per te gjithe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment