Ban Ki Moon: Së Pari Arsim Global



Së Pari Arsim Global është iniciativa e fundit për arsimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon që u lancua në shtator të 2012. Kjo iniciative merr shkas nga  fakti që Qëllimet e Mijëvjecarit për Arsim për të Gjithë në vitin 2015 nuk po realizohen. Miliona fëmijë në botë ende nuk janë në shkollë. Vleresohet që rreth 250 milionë fëmijë në botë nëse mbarojnë arsimin fillor ose nuk marrin kurrë pjesë në të, nuk dinë të lexojnë
Qëllimi i kësaj iniciative është që te siguroje arsim cilesor, relevant dhe transformues për të gjithë
Materiali është punuar larg klisheve burokratike të publikimeve të kësaj natyre,  dhe eshte ilustruar shumë mirë. Per më tepër vura re që autorët kanë vënë objektiva të reja për arsimin: jo vetëm “të gjithe ne klase”, por arsim relevant dhe transformues për të gjithë
Ju sugjeroj ta lexoni, sepse ndonëse Shqipëria e la pas prej dekadash analfabetizmin masiv, përsëri ende ka shume fëmijë qe nuk janë në shkollë, ose nuk kanë sukses në shkollë, ndersa problemet e relevances dhe rolit transformues të arsimit jane në rend të ditës më shumë se kurrë

Klikoni  më poshtë për variantin e plotë të broshurës. 
http://globaleducationfirst.org/files/GEFI_Brochure_ENG.pdf

No comments:

Post a Comment