nga Gentjana Mara-Sula
Referuar ne Konferencen Nderkombetare "Cështje të përfshirjes shoqërore dhe integrimi europian i Shqipërisë" që u organizua nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Vjeshtë 2012
Përmbledhje
Shqipëria po synon një zhvillim ekonomik të shpejtë dhe integrim në Bashkimin Europian. Kjo kërkon një zhvillim të burimeve njerëzore më të shpejtë të aftë për të konkuruar me vendet më të zhvilluara në botë,
Arsimi parauniversitar në Shqipëri, pavarësisht progresit të viteve të fundit në rritjen e sasisë së viteve të shkollimit, ka ende shumë rrugë për të bërë për të mos lënë asnjë nxënës mënjanë, si dhe për të siguruar një arsim me cilësi sa më të lartë.
Shqipëria e përballur me rrethanat e krizës financiare Europiane, po e ul edhe më shumë përqindjen e PBB që investohet për arsimin , dhe shpenzimet për çdo student janë ndër më të ulëtat ne rajon. Në këto kushte, duke patur parasysh edhe sfidat e forta që shtrohen, partneriteti me BE përbën një mundësi të artë për të mbushur boshllëqet e përfshirjes në një arsim cilësor nga ana financiare si dhe asistencë teknike.
Integrimi në BE ofron mundësi të mëdha për arsimin e Shqipërisë. Organizata si DG e Zgjerimit dhe Çëshjeve Sociale ofrojnë qasje politike, ndërsa programe madhore si Europë 2020 dhe Axhenda e Lisbonës ofrojnë platforma për bashkëpunim dhe koordinim për zhvillim në të gjitha vendet anëtare të BE tani e në të ardhmen. Instrumenti i Para-Aksesit (IPA) është instrumenti financiar për të mbështetur vendet si Shqipëria në reformat e tyre drejt integrimit. Dokumenti bazë për partneritetin e Shqiperisë me BE është Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit në 2006, që frymëzon e nxit dhe Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë.
Qasja për arsimin në Shqipëri për periudhën 2006-2013 bëhet nëpërmjet DG për çështjet sociale dhe synon punësim. Fokusi kryesor janë moshat 18-25, minoritetet rome, si dhe gratë e papuna. Arsimi përmendet si faktori kryesor që ndikon në aftësitë profesionale. Programet arsimore fokusohen pothuajse totalisht në shkollat e mesme profesionale. Afërsisht 9.2 milion Euro janë vënë në dispozicion për këtë qëllim nga 2007-2014, ndërsa rreth 10 million janë vënë në dispozicion për programet e Cross Boarder Support dhe Civil Society Facility, por këto nuk kanë patur në qendër nxitjen e reformave. Moshat e hershme 0-6 si dhe 6-15 vjeç nuk përmenden si të shenjuara dhe si rrjedhim arsimi parauniversitar nuk ka patur ndikim nga partneriteti i BE. Është e këshillueshme që programet e reja të BE në 2013 e në të ardhmen të kenë në qendër moshat e hershme 0-6 dhe 6-15 vjeç, si dhe reformat me qendër cilësinë e arsimit dhe gjithëpërfshirjen.
Nevojat për politika dhe programe për arsimin gjithëpërfshirës në Shqipëri
Lidhja e arsimit me zhvillimin ekonomik të vendit
Megjithë reduktimin e varfërisë prej 40% (2004) në 18% (2009), reduktimi i mëtejshëm i varfërisë mbetet ende në rendin e ditës së shoqërisë shqiptare. Arsimi njihet botërisht si një ndër mjetet më efikase për të parandaluar varfërinë e fëmijeve dhe të rinjve. Po ashtu është provuar botërisht lidhja midis zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit e rritjes ekonomike të një vendi [1].
Që të ruajë ritmet e rritjes ekonomike në nivelet e duhura, Shqipëria duhet të zhvendosë aktivitetet e veta ekonomike nga shfrytëzimi i faktorëve ekonomikë si burimet natyrore (ujërat, minierat, tokën bujqësore, të tjera lëndë të para etj), drejt rritjes së investimeve në aktivitete që krijojnë vlerë të shtuar, e drejt një faze më të avancuar në drejtim të risive . Dy tipet e fundit të rritjes, kërkojnë rritje të sasisë dhe cilësisë së kapitalit njerëzor. [2]
Kohëzgjatja e arsimit
Sipas statistikave të raportura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në vitin 2005 fëmijët shqiptarë kryenin mesatarisht 8.6 vite shkollë, një nivel i ulët në krahasim me mesataren prej 12 vitesh në dhjetë vendet e BE-10,15 dhe mesataren prej 14 vitesh të OECD. Kjo situatë po ndryshon gradualisht me shkollimin mesatar të pritshëm 12.2 vite për ata që aktualisht hyjnë në sistemin arsimor.
Cilësia e arsimit
Cilësia e arsimit raportohet me disa përmirësime të vogla, ndonëse krahasuar me vendet e OECD dhe vendet krahasuese ( Ballkanike dhe Turqia) mbetet ende shumë për të bërë. Rezultatet e PISA 2000 dhe 2009 konfirmojnë që Shqipëria u rendit në vendet e fundit midis ekonomive që u testuan në 2000, por në 2009 ajo ishte ekonomia e tretë me rritjen më të lartë të rezultateve arsimore me një përmirësim prej 30 pikësh.
Problemi tjetër që lidhet me cilësinë e mësimdhënies raportohet nga një studim mbi përdorimin e kohës gjatë orës së mësimit në shkollat e mesme shqiptare. Vërtet shumica e kohës dominohet nga mësuesi, ndërsa nxënësve u lihet shumë më pak kohë për pjesmarrje dhe ndërveprim.
Arsim për të gjithë apo për më të mirët?Kush mbetet pas?
Studimet tregojnë se fëmijet e fshatit dhe disa zonave më të varfëra kanë më pak akses në mjete pune, shkollat janë më larg, fare të vogla e të papajisura dhe mësuesit janë më pak të kualifikuar. Në shtëpi ata kanë më pak mjete ndihmëse, e më pak mbështetje nga familjarët e tyre, të cilët kanë përgatitje arsimore më të ulët.
Një studim i UNICEF tregon se mësuesit për arsye të ndryshme kanë vëmendje selektive ndaj nxënësve:
• Mësuesit japin mësim, por përdorin pak metoda e punojnë më shumë me nxënësit që mund t’i ndjekin
• 17 minuta nga 45 që ka ora e mësimit ,përbëhen nga pyetja në dërrasë të zezë e pak nxënësve
• Nxënësit më të mirë pyeten 4.5 herë më shumë se ata të dobëtit. Të tjerët mbeten të papërfshirë.
• Mësuesit presin që 65% e nxënësve do të pergjigjen.
• 50% e nxënësve marrin notë kaluese
• Mësuesit nuk bëjnë punë me nxënësit mbetës, por i kalojnë studentët duke i vleresuar me 5 në vend të 4.
Të mbetur jashtë sistemit arsimor e të mbetur pas janë fëmijët e komuniteteve të diskriminuara përfshi ato rome, fëmijët që punojnë, ata me nevoja të veçanta në të nxënë, ata me aftësi të kufizuara mendore e fizike, etj.
Politikat kombëtare për arsim për të gjithë
Qeveria Shqiptare ka firmosur në vitin 2006 Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) me Bashkimin Europian dhe në zbatim të saj ka adoptuar Strategjinë Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim (NSDI). Në mbështetje të saj ka adoptuar këto strategji sektoriale:
· Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2005-2015
· Strategjia e Punësimit dhe Formimit Profesional (2007-2013)
· Strategjia Kombëtare për gjithpërfshirjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë Rome
· Strategjia e Arsimit të Lartë
· Strategjia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionet
Shpenzimet publike për arsimin
Shqipëria ka shpenzuar më pak për arsimin si përqindje të Prodhimit të Brendëshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera në rajon, vetëm 3.5 përqind të PBB në vitin 2009, krahasuar me mesataren prej 4.6 përqind në vendet e Europës Lindore. Pavarësisht një periudhe relativisht të mire ekonomike (me rritje të lartë ekonomike dhe PBB të lartë) shpenzimet për nxënës në nivelin 9 vjeçar dhe të mesëm janë ndër më të ulëtat në rajon. Kriza ekonomike e Europës, pati një ndikim negativ në rritjen ekonomike të Shqipërisë, dhe për fat të keq buxheti i arsimit u shkurtua në 2,8 përqind të PBB, për të mbajtur në nivelet e planifikuara buxhetin e infrastrukturës dhe nevojave të tjera.
BE për gjithëpërfshirje nëpërmjet arsimit dhe formimit professional
BE bën të pranishëm ndikimin e vet për arsimin për të gjitha vendet në Europë, përfshi vendet që aspirojnë nëpërmjet politikave rajonale, institucioneve të veta si dhe instrumenteve financiare.
Politika rajonale
Politikat rajonale përkatëse janë Axhenda e Lisbonës dhe Europa 2010.
Axhenda e Lisbonës zotohet ‘për të tërhequr dhe mbajtur sa më shumë njerëz në punësim, si një mjet jetësor për të ruajtur rritjen ekonomike, që të nxisë një shoqëri gjithëpërfshirëse, dhe të luftojë varfërinë”, që mes të tjerash përfshin‘’një sistem arsimor dhe trajnim që i përgjigjet sfidave të reja, por dhe siguron që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa’’
Axhenda Europë 2020 është strategja e Europës deri në vitin 2020 me 5 objektiva: punësim, inovacion, arsim, përfshirje shoqërore, dhe klima/energjia. Tre më kryesoret lidhen me temën e këtij artikulli:
· RINIA NË AKSION: ka qëllim përmirësimin e mundësive të rinisë për të gjetur punë duke i ndihmuar të gjejnë përvojë në vendet e tjera, të përmirësojnë cilësinë dhe të tërhiqen nga arsimimi dhe formimi në Europë
· AFTËSI DHE VENDE TË REJA PUNE : ka për qëllim që t’i japë një mundësi të re reformave të tregut të punës, që të ndihmojnë njerëzit për aftësitë për vendet e punës në të ardhmen, të krijojë vende pune të reja, dhe të përmirësojë legjislacionin e punës në BE
· GJITHËPËRFSHIRJE DHE LUFTË NDAJ VARFËRISË: ka për qëllim të hapë vende pune në të gjitha nivelet për të nxjerrë nga varfëria 20 milionë të vafër deri në 2020.
Institucionet ndikuese
Institucionet me ndikim në reformat arsimore për vendet si Shqipëria janë Drejtoria e Përgjithshme (DG) për Zgjerim, dhe ajo për Gjithëpërfshirje, që janë organizma politike. Ndër institucionet me ndikim të drejtpërdrejtë në programet arsimore përmenden – Fondacioni për Arsim dhe Formim[3] me qendër në Torino-Itali.
Fondacioni Europian për Trajnimet është një agjensi e BE që ndihmon vendet në tranzicion dhe ato në zhvillim, që të vjelin potencialin maksimal njerëzor nëpërmjet reformave në arsim, formimit dhe tregut të punës, në kontekstin e politikave të punëve të jashtme të BE.
Instrumente financiare
Instrumenti i Pre-Aksesit– (shkurtimi në gjuhën angleze quhet IPA) – është krijuar për të financuar programe zhvillimi për vendet që janë në proces të integrimit në BE, po nuk janë ende vende kandidate. Të dhëna më të plota për IPA-n në Shqipëri gjenden në paragrafin përkatës.
Ndikimi i BE ndaj arsimit në Shqipëri : gjetjet
Në 18 Shkurt 2008, BE përshtati një partneritet të ri Europian me Shqipërinë. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) me Shqipërinë u firmos në 12 Qershor 2006 dhe hyri në fuqi në 1 Prill 2009. Me burim nga MSA, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për vitet 2007-2013 synon 1) integrim në EU dhe NATO, 2) zhvillim dhe konsolidim i shtetit demokratik nëpërmjet reformave zgjedhore, në drejtësi, dhe në të drejtat e pronësisë 3) rritje të qëndrueshme, të balancuar dhe harmonike si dhe 4) fokus në Axhendën e Lisbonës për rritje dhe punësim. Fokusi për programin e Lisbonës tentohet të sigurohet nëpërmjet
· Sigurimit të infrastrukturës bazë,
· Kuadrit mbëshetës për bizneset
· Rritjes së aksesit në punësim me qëllim përfshirjen sociale
Kjo strategji ka të përbashkët me vendet e BE qëllimin e madh të programit të Lisbonës, “për të tërhequr dhe mbajtur sa më shumë njerëz në punësim, si një mjet jetësor për të ruajtur rritjen ekonomike, që të nxisë shoqërinë gjithëpërfshirëse, dhe të luftojë varfërinë”, që mes të tjerash përfshin një sistem arsimor dhe trajnimin që i përgjijget sfidave të reja, por dhe siguron që asnjë fëmijë nuk mbetet prapa
Analiza e nevojave për sfidat sociale përmblidhet si më poshtë:
• Humbje e fuqisë punëtore gjatë tranzicionit
• Reduktim i punësimit të grave
• Boshllëqe në aftësi dhe njohuri që pengojnë aksesin në mundësitë e punësimit që sjell rritja ekonomike
• Thekson nevojën për më shumë arsimim dhe formim profesional
• Ura të pamjaftueshme midis fuqisë punëtore dhe tregut të punës.
• Përcakton si grup më në nevojë: të rinjtë 18-25 vjeç gra, rome, PAK
• Nevojë të formalizohen punët e padokumentuara, pa prekur dinamikën e punësimit
Raporte të natyrës monituruese dhe diagnostikuese janë shprehur me konkretisht për gjendjen e arsimit në Shqipëri. Kështu, Raporti i Progresit 2011 të MSA për arsimin në Shqipëri fokusohet në planin legjislativ të arsimit, në arsimin e lartë, si dhe decentralizimin e programeve të arsimit professional.
Më i qartë është Raporti i Zhvillimit Njerëzor i vitit 2011 i publikuar nga ETF i cili konkludon: ‘në përgjithësi legjislacioni në Shqipëri favorizon përfshirjen shoqërore në arsim, megjithëse praktikat e mira janë në rastin më të mirë sporadike. Arsimi gjithëpërfshirës nuk është njohur ende si një koncept pedagogjik që praktikohet në trajnimet e mësuesve. Metodat me në qëndër fëmijën kërkojnë më shumë kompetenca , dhe zgjedhje në lidhje me një kurrikul të ngurtë, të bazuar në fakte, si dhe ndihmë gjatë mësimdhënies
Në bazë të këtyre raporteve vlerësuese dhe diagnostikuese IPA për Shqipërinë në përbërësin e vet të katërt mbulon tre sektorë: 1) Zhvillimin e burimeve njerëzore 2) Punësim dhe formim profesional 3) Arsimi - mbështetje e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit me fokus të veçantë në arsim dhe trajnim profesional .
€9.2 mln u vunë në dispozicion për arsimin gjatë viteve 2009-14, me synim përmirësimin e cilësisë së ambienteve mësimore në shkollat profesionale, dhe rritjen e cilësisë së mundësive për komunitetet e varfëra, si dhe një përmirësim të imazhit tekniko-profesional të shkollave, rritjen e pjesëmarrjes së studentëve, dhe rritjen e punësimit të studenteve. IPA 2011 mbuloi ndërtimin e shkollave profesionale dhe mbështetjen e komuniteteve më të brishta (Romë dhe Egjipianë).
Programet Civil Society Facility dhe Cross-border Cooperation të cilat kanë vënë në dispozicion afërsisht €10 million për vitet 2007-14 u fokusuan në mbrojtjen e grupeve të brishta , sidomos minoriteteve, si Romët dhe Egjiptianët, nëpërmjet thirrjeve për projekte.
Përfundime
Dokumentet strategjike të BE adresojnë fuqishëm përfshirjen shoqërore, dhe rolin e arsimit dhe formimit profesional në gjithëpërfshirje.
• Në politikat e deritanishme për Shqipërinë, vihet re një fokus drejt grupmoshave 18-25 të grupeve më të pafavorizuara si gra, Romë , me aftësi të kufizuara.
• Megjithëse ka diagnozë që evidenton metoda të vjetëruara të mësimdhenies, vihet re një mungesë e instrumentave shenjues dhe mbështetës që do t’i jepnin problemit drejtim.
• Vihet re që problemet arsimore të moshave të hershme (0-6 vjec) dhe ato të arsimit bazë (7-15) në politikat dhe instrumentat e BE deri në vitin 2013 nuk shenjohen.
Bibliografi
UNICEF. (2006). Facing the Hidden Dropout Challenge. Tirana, Albania.
World Bank. (2010). Country Partnership Strategy 2011-2014, (Vols. rep no 51488-Al). Washington DC, USA.
World Bank. (2006). World Bank: Secondary and Tertiary Education Policy Brief #2 – How Teachers Teach in Secondary School Classrooms? . Tirana, Albania.
World Bank. (2004). World Development Report 2004: Making Services Work for Poor People, Oxford University Press, 2004. .Washington DC, USA.
World Bank, Human Development Unit,. (2005). Poverty and Education in Albania: Who Benefits from Public Spending? (Vols. Report No. 31983-AL,). Washington DC, USA.
Council of European Union. (2006). Stabilisation and Association Agreement between the European Communities and their Member States, of the one part, and the Republic of Albania, of the other part . Brussels, Belgium.
Euridice network. (2012). Key Data on education in Europe. France.
European Comission. (2012). Annual Work Programme for Grants 2012 –DG ELARG. Brussels, Belgium.
European Commission. Albania 2011 Progress Report . Brussels, Begium.
Llarmbiri, A. (2010). Selective teacher attention in lower-income countries: A phenomenon linked to dropout and illiteracy? .
[1]World Bank: World Development Report 2004: Making ServicesWork for Poor People, Oxford University Press, 2004.
[2]Bankë Botërore- Qeveri Shqiptare Country Partnership Strategy, 2009)
[3] Në anglisht European Training Foundation (ETF)

No comments:
Post a Comment