Marre nga 'Tirana Observer'
Arsimi Profesional krijon shkeputjen e tij te pare nga "ministria meme", qe ka qene perhere ajo e Arsim-it, per t'u vendosur, ne kuader te Rilindjes, ne nje drite te re varesie e manaxhimi: nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise. Nuk eshte fjale qe mund ta marre era, sepse ideja, drafti, marreveshja mes ministrive, kalimi i buxhetit, me tej i kompetencave dhe i manaxhimit te ketij sistemi te ri, perfshin 42 shkolla publike ne vend, rreth 23 mije nxenes te regjistruar ne shkollat profesionale, qindra mesues, instruktore, staf administrativ qe punon per keto shkolla, etj. Eshte nje sipermarrje e madhe qe kerkon kohe, kosto dhe sigurisht, ide te qarta per arsimin profesional. Te gjitha keto duket se po marrin forme ne nje draft ne hartim e siper per kete stad te ri te zhvillimit politik per arsimin dhe formimin profesional, dhe jane te shprehura edhe ne formen e objektivave kryesore paraqitur ne programin e miratuar te qeverise se re.
Kjo pike kyce e arsimit ne vend, qe lidh jo thjesht nxenesit e shkollat, por konceptualisht, ofruesit e sherbimeve te neserme me konsumatorin, 30% te te rinjve shqiptare, shtresen e mesme te popullsise, me nevojat e tregut te punes ne vend, permendet ne programin e Rilindjes me trumpetim te madh, por edhe me kundershti qe duhen pare me kujdes qysh ne fazat e para te nismes se re.
Fjalia nga programi per arsimin thote: "Riorientim teresor i arsimit profesional drejt nevojave reale te tregut dhe kthim i shtetit ne financuesin e mbeshtetesin kryesor te aftesimit profesional", e me tej "Sistemi mbi te cilin kjo reforme do te bazohet eshte sistemi dual gjerman qe karakterizohet nga nje nderthurje e mesimit teorik me pune praktike".
Ne fjaline e pare, logjik pjeset e bashkerendi-kundershtojne njera-tjetren. Orientimi i arsimit profesional drejt tregut te punes eshte sfide me te cilen jane ndeshur te gjitha qeverite qe nga viti 1991. Pse? Se ai eshte edhe viti i fundit kur politikat per hapjen e shkollave, degeve apo profileve te reja, beheshin ne baze te kerkeses qe vinte nga tregu i punes per agronome, bujq te kualifikuar, zooteteknike apo industrialist e teknike te mesem. Pas ndryshimit te kursit ekonomik, shkollat profesionale ngelen ne vend numero. Shumica e tyre u shnderruan ne gjimnaze, te tjerat, mezi kane arritur te mbijetojne duke nderruar emertimet apo duke shfrytezuar ne maksimum njohjet me politiken. Kurse lidhjet me tregun e punes, akoma nuk jane te forta. Ketu nuk eshte teresisht faji i shkollave apo i politikave te qeverive te ndryshme qe nga 1991. Ngerci me i madh eshte qe nuk kemi nje treg pune te konsoliduar, qe do t'i rriste edhe vleren arsimit profesional.
Ne fjaline e pare, logjik pjeset e bashkerendi-kundershtojne njera-tjetren. Orientimi i arsimit profesional drejt tregut te punes eshte sfide me te cilen jane ndeshur te gjitha qeverite qe nga viti 1991. Pse? Se ai eshte edhe viti i fundit kur politikat per hapjen e shkollave, degeve apo profileve te reja, beheshin ne baze te kerkeses qe vinte nga tregu i punes per agronome, bujq te kualifikuar, zooteteknike apo industrialist e teknike te mesem. Pas ndryshimit te kursit ekonomik, shkollat profesionale ngelen ne vend numero. Shumica e tyre u shnderruan ne gjimnaze, te tjerat, mezi kane arritur te mbijetojne duke nderruar emertimet apo duke shfrytezuar ne maksimum njohjet me politiken. Kurse lidhjet me tregun e punes, akoma nuk jane te forta. Ketu nuk eshte teresisht faji i shkollave apo i politikave te qeverive te ndryshme qe nga 1991. Ngerci me i madh eshte qe nuk kemi nje treg pune te konsoliduar, qe do t'i rriste edhe vleren arsimit profesional.
Pra se pari, edhe si ogur i mire qe arsimi e formimi te jene nen te njejten cati, vemendja duhet kthyer edhe tek menyra se si tregu i punes sillet dhe e trajton kontingjentin e AFP-se.
Pjesa e dyte e fjalise se programit te qeverise per kapitullin e arsimit thote: "Kthim i shtetit ne financuesin e mbeshtetesin kryesor te aftesimit profesional" Politikisht, e majta nuk mund te shprehej me qarte e me sakte se kaq.
Qendrim i paster majtas. Korrekt. Problemi eshte se ky objektiv, as financiarisht, as konceptualisht, nuk perputhet aspak me fjaline para saj per ta orientuar arsimin drejt tregut te punes, e as me fjaline me pas, qe thote se ky orientim i ri, do t'i perngjasoje atij dualit ne Gjermani.
Sistemi dual ne vendet gjermanisht-folese nuk lidhet vetem me filozofine e ndarjes se kohes deri ne 70/30 % ne favor te qendrimit ne praktiken ne shkolle apo prane bizneseve, me kohe te plote e jo gjysem dite te nxenesve, por nenkupton gjithashtu qe rolin kryesor ne arsimin dhe formimin profesional nuk e luan shteti, por biznesi. Ai eshte perfituesi, ai shnderrohet edhe ne investitorin me te madh te AFP-se.
Logjike jo e majte. E qarte. Por shans tjeter qe te funksionoje sistemi dual, nuk ka. Sepse, nese qeveria aktuale pretendon se do ta marre vete persiper te gjithe barren e financimit te arsimit dhe formimit profesional, i ka hyre nje rruge pa krye per nje arsye te thjeshte: Arsimi profesional eshte shume i shtrenjte. Po flasim per cilesorin. E duke qene i tille, i vetmi qe mund ta perballoje, (e te nxjerre perfitime te menjehershme prej tij), eshte biznesi. Ai duhet te investoje ne shkolla, qe te marre nxenes me njohuri e pergatitje te mjaftueshme per t'i pranuar ne praktike si cirake te pergatitur kenaqshem, t'i bejne punen e mirefillte te nje ndihmesi me pagen modeste te nje nxenesi, e te marre perfitimin maksimal nga performanca e tij. Shkolla duhet te dije nga ana e saj te kerkoje "shperblim" per cilesine qe nxjerr ne kete treg praktike me nxenesit e saj, duke i kerkuar biznesit financimin e pajisjeve te fjales se fundit te teknologjise. Por jo vetem. Biznesi duhet te kete mundesine te thote fjalen e pare, por edhe te fundit ne kerkesat per dege, profile, cilesi, kompetenca dhe pakete aftesish qe duhet te kete nxenesi pas cdo niveli. Shkurt, te mbaje timonin e arsimit dhe formimit profesional, sepse eshte ne dobi te tij, e si rrjedhim, duhet te ndergjegjesohet per koston fillestare qe duhet te paguaje, ne kembim te nje produkti cilesor qe do te dale edhe nga duart e tij (nxenesi i mire-pergatitur), qe me shume se te gjitheve, i sjell fitime biznesit vete.
Por, nese biznesit sot i serviret ideja se arsimin profesional do ta financoje teresisht shteti, marredheniet mes paleve komplikohen qe ne nisje. Praktika tregon qe ne raste te tilla, biznesi jo vetem ulet e pret radhen e perfitimit nga ky financim publik, por fillon e shnderrohet nga nje partner, ne nje barriere per arsimin profesional.
Si? Ashtu sic ka bere te gjitha vitet e fundit, teksa gjen veshtiresi ne cdo hallke bashkepunimi me AFP-ne. Teksa kerkon qe qeveria te subvencionoje bizneset qe pranojne praktikante; kerkon reduktim taksash, pagese siguracionesh nga familjaret, shperblim nga drejtorite arsimore ne forma te tjera (tendera apo favorizime), kerkon financime ne emer te te mires publike e nuk ofron asnje qindarke investim per AFP-ne. Jo vetem kaq, por as nuk kujdeset per standardin e praktikes profesionale te nxenesve neper biznese ndertimi, bujqesie, turizmi apo sherbimesh.
Nje nga ngercet me te medha qe ndesh ekonomia shqiptare sot eshte pikerisht brishtesia e biznesit ne masen me te madhe te tij, qe eshte kryesisht familjar apo shume i ekspozuar ndaj rrezikut te falimentimit. Perhere nen presion te uljes se fitimeve apo mbijeteses. Si te tille, bizneset ne Shqiperi e kane shume te veshtire te kuptojne rolin qe pritet prej tyre ne arsimin profesional, apo te marrin persiper pergjegjesi sociale per kete sektor. E po pare nje pike burimi financiar publuk per shkollat apo qendrat profesionale, ne mos do i braktisin, patjeter do t'i neglizhojne edhe me tej ato.
Bizneset: ka nevoje per mundesi perfitimi, ky biznesi shqiptar e do edhe brenda nates e pa lodhje, mundesish te ardhur edhe nga buxheti i shtetit. Kjo pike, duhet shmangur me shume kujdes. Dhe duhet bere qe tani, ne nisje, teksa nismat reja ligjor e institucionale, akom nuk kane marre forme. Shfrytezimi i shkollave si qendra multifunksionale apo edhe deshira e vazhduar per t'i perqerdruar ato gjeografikisht ne qendra kompetencash, duhet shoqeruar patjeter me nje perqasje te kujdesshme jo thjesht ne autonomine e shkollave dhe perdorimin e te ardhurave te tyre, por mbi te gjitha, me formulime te kujdesshme mbi fmancimin e institucioneve arsimore profesionale dhe me rolin qe do luajne ne te gjithe sistemin e ri biznesi dhe par neret e tjere sociale.
Behet fjale per pergatitjen shtreses se mesme, qe eshte leva kryesore e ekonomise jo vetem ne vendet ne zhvilluara
Lavdia e universiteteve eshte dukshem ne renie. Familjet dhe femijet e diplomuar shume shpejt, do fillojne te mendojn per pune, jo per diplome. Te orientohen drejt saj, punes Ndaj ky eshte momenti me mire qe politikisht, t'i paraprihet te gjitha ketyre zhvillimeve qe shteti ben shume mire qe mundeson, por patjeter, me mekanizmat deri tani te fshehura te bashke-financimit.
Rruga eshte e gjate.
Suksese!
No comments:
Post a Comment