Malala ÷ ikona e arsimit te vajzave!

Gazeta Shqip
Adoleshentja nga Pakistani, Malala Yousafzai, ka fituar Çmimin Sakharov të Parlamentit Europian për vitin 2013.
16-vjeçarja ka qenë shënjestër e një sulmi nga talebanët tetorin e vitit të kaluar, i cili ka ndodhur në Luginën Suat të Pakistanit. Për shkak të mosbindjes së saj ndaj urdhrit të talebanëve se vajzat nuk duhet të shkojnë në shkollë, adoleshentja u qëllua ndërsa ndodhej në një autobus duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi me një plumb në kokë, por arriti të mbijetonte pas disa javësh trajtimi intensiv jashtë vendit.
Çmimi Sakharov ka vlerën e 50 mijë eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Europian, për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes.
Malala është favorite për të fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet të premten.

No comments:

Post a Comment