Prof. Bedri Dedja

Bedri Dedja lindi në Korçë, më 20 nëntor 1930. Mësimet e para i mori në Shkodër e Durrës. Në vitin 1948, u dërgua për studime të larta në Moskë, ku në vitin 1953 u diplomua në dy degë njëkohësisht: pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmijët. Pasi u kthye në Atdhe, për 40 vjet radhazi punoi pedagog për këto lëndë në shkollat tona të larta. Me punën e tij plot pasion e përkushtim, u bë shembëlltyrë e figurave të ndritura të Kombit tonë, sidomos në fushat e arsimit, letërsisë dhe shkencës. Ai ishte kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Psikologëve dhe
 anëtar i Asamblesë së Ligës Botërore të Shkencave Psikologjike. Qendra Ndërkombëtare e Biografive, në Kembrixh, e ka vlerësuar me tre tituj të lartë: “Shkrimtar dhe Autor Botëror”, “Një nga 2.000 shkrimtarët më të shquar të Shekullit XX”, në Botë dhe “Njeriu i vitit 1999-2000”. Është Laurat i “Çmimit të Republikës” dhe, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, u nderua me titullin e lartë ”Mjeshtër i madh”. Mendja dhe dora e Prof. Bedriut ka zënë vend edhe në hartimin e “Fjalorit Encikopedik Shqiptar”, ka drejtuar hartimin e “Historisë së Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar” etj. Ai kreu disa detyra me rëndësi, shtetërore e shkencore, si: zv.ministër i Arsimit e Kulturës, sekretar i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike, kryeredaktor i gazetës arsimore-kulturore “Mësuesi” etj. 

marre me shkurtime nga http://tribunashqiptare.net/?p=2807#sthash.n631qbmR.dpuf

No comments:

Post a Comment