UET: “Call for Papers” për konferencën shkencore kombëtare me temë: “Perspektiva ndërdisiplinare: psikologjia dhe edukimi”

Universiteti Europian i Tiranës 

    Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit  hap fazën e “Call for Papers” për konferencën shkencore kombëtare me temë: “Perspektiva ndërdisiplinare: psikologjia dhe edukimi” qe do te zhvillohet ne data Tiranë, 15-16 Nëntor 2013


NATYRA DHE QËLLIMI I KONFERENCËS
Ndryshimet e shumta dhe komplekse në shoqërinë shqiptare, dhe
në vecanti në sistemin arsimor, kërkojnë përherë e më shumë një ndërthurje të disiplinave të ndryshme, si psikologjia dhe edukimi,  që të ndajnë apo bashkërendojne perspektivat e tyre.
Këto dy disiplina kanë pika takimi të shumta, midis të cilave mund të përmendim politikat arsimore si gjithëpërfshirja, reforma kurikulare, vlerësimi, administrimi shkollor, identifikimi dhe adresimi i nevojave të vecanta arsimore, etj. Qasja shkencore e kësaj konference është ajo e trajtimit të temave nga këto perspektiva të ndryshme, nga kërkues dhe akademikë me interesa dhe sfonde të larmishme kërkimore e shkencore.
Qëllim kryesor i konferencës është mbledhja dhe prezantimi i prurjeve më bashkëkohore në këto  dy disiplina, përkrah dhe ndonjëherë pse jo kundrejt njëra-tjetrës, për të promovuar një qasje ndërdisiplinore kërkimore dhe praktike.

PJESËMARRESIT QË FTOHEN TË MARRIN PJESË (LISTA NUK ËSHTË GJITHËPËRFSHIRËSE):

Akademikë dhe kërkues të rinj shkencore universitarë (pedagogë / studentë doktoralë)
Përfaqësues dhe specialistë të institucioneve publike administrative e kërkimore-shkencore si
Përfaqsues dhe specialistë të organizatave joqeveritare relevante
Individë të dalluar në shkencat e edukimit dhe psikologjisë

LISTA E TEMATIKAVE DHE CËSHTJEVE QË MENDOHET TË TRAJTOHEN
Reforma kurikulare: roli dhe perspektiva të specialistëve të edukimit dhe psikologjisë
Parime të zhvillimit dhe hartimit të kurrikulës
Formimi i mësuesve në universitet dhe zhvillimi profesional në punë
Matja e rezultateve të aspekteve emocionale-sociale të kurrikulës së përgjithshme
Përshtatja e kurrikulës për fëmijët me nevoja të vecanta (të talentuar, me AK, etj.)
Diversiteti kulturor, të drejtat  e njeriut dhe përshtatja e kurrikulës

II. Edukimi dhe dallimet individuale
Personaliteti dhe inteligjenca: perspektiva pedagogjike dhe psikologjike
Motivimi, vetefikasiteti dhe performanca/arritjet shkollore
Stresi, ankthi dhe arritjet shkollore në gjini dhe grupmosha të ndryshme
Vlerësimi i brendshëm/I jashtëm i institucioneve arsimore
Vlerësimi i performancës shkollore
Teknika dhe procese të vlerësimit
Vlerësimi psikologjik  I problemeve/vështirësive akademike
Vlerësimi psikologjik I problemeve emocionale/të sjelljes
Arsimi gjithëpërfshirës: ideologji, pragmatizëm dhe kërkim shkencor
Cështje metodologjike në kërkimet shkencore për arsimin gjithepërfshirës
Edukimi special në pikëpyetje: domosdoshmëri apo I panevojshëm?

V. Shkolla si organizatë dhe pjesë e komunitetit
Psikologjia organizative e institucioneve arsimore
Psikologjia sociale e procesit të shkollimit
Psikologjia e aplikuar shkollore: risi teorike, kërkimore dhe praktike
Disiplina dhe menaxhimi i sjelljeve dhe situatave problematike në shkollë
Cështje të mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve dhe adoleshentëve në shkolla (abuzim, neglizhim,

Dorëzimi i abstrakteve: 15 korrik 201
Gjuha e konferencës (prezantimet) do te jetë shqip/anglisht. Abstraktet do te dorëzohen në gjuhën shqipe në përputhje me rregullat drejtshkrimore, elektronikisht në adresën educationconference@uet.edu.al. P

No comments:

Post a Comment