What we learn from the PISA 2012 results

by Andreas Schleicher
Deputy Director for Education and Skills and Special Advisor on Education Policy to the OECD's Secretary General
 
International comparisons are never easy and they aren’t perfect. But PISA shows what is possible in education, and it helps countries see themselves in the mirror of the education opportunities and results delivered by the world’s leaders in education. Even those who claim that the relative standing of countries in PISA mainly reflects social and cultural factors must now concede that improvement in education is possible. In mathematics, countries like Brazil, Mexico, Tunisia and Turkey rose from the bottom; Italy, Portugal and the Russian Federation advanced to the OECD average or close to it; Germany and Poland rose from average to good; and Shanghai-China and Singapore have moved from good to great. Indeed, of the 65 participating countries, 40 saw improvement in at least one of PISA’s three subject areas. These countries did not change their culture, or the composition of their populations, nor did they fire their teachers; they changed their education policies and practices.

We focused this year’s PISA assessment on mathematics. Each year, OECD countries invest over 200 billion euro in math education in schools; but poor math skills still severely limit people’s access to better-paying and more-rewarding jobs and, at the aggregate level, inequality in the distribution of math skills closely relates to how wealth is shared within nations.

Afrimiteti i mësuesit , strategji e rëndësishme e procesit mësimor që ndihmon në arritjen e rezultateve mësimore dhe edukimin e përgjithshëm të nxënësit.

Është pjesë e natyrës  njerëzore , përfshi këtu të rritur e fëmijë, që të jetë e prirur të japë më shumë rezultate kur kryen një aktivitet që i pëlqen. Ky aspekt duhet shfrytëzuar edhe në porcesin mësimor . Sigurisht të  gjithë kemi qenë nxënës dhe si të tillë  , ka qenë e natyrshme të kishim edhe ne mësuesit tanë të preferuar . Shpesh mendoj se pse  i shihnim si të tillë? Ç’i bënte ata të pëlqyer ? Pse lëndën e tyre e mësonim të parën kur përgatiteshim për ditën e nesërme ? Pse ora e tyre e mësimit kalonte gjithmonë shpejt dhe kur binte zilja dukej sikur kishin kaluar vetëm pak minuta dhe jo plot 45 ?
Shkencëtarë të shkencave të edukimit në mënyrë të vazhdueshme e prej vitesh bëjnë kërkime në fushën e edukimit për gjetjen e metodave të reja dhe strategjive të dobishme në mësimdhënie .
Një nga strategjitë më të rëndësishme të përdorura për të rritur ndërverimin ndërmjet mësuesve dhe nxënësve dhe për të ndërtuar një mardhënie pozitive brenda dhe jashtë klase  është edhe afrimiteti . Ky koncept përfshin një proces aktiv  social-komunikues nëpërmjet të cilit,  individët përpiqen t’i bëjnë të tjerët t’i pëlqejnë dhe të ndihen pozitivë ndaj tyre . (Bell & Daly: 1984).    

WB Blog: Who owns the laptops and tablets used by students and teachers, and how does this affect their use?

Many countries and education systems around the world are currently engaged in large-scale efforts to introduce huge numbers of computing devices (PCs, laptops, tablets) into schools and into the hands of teachers and students, and many more initiatives are under serious consideration. However one might feel about such projects (in general, or in particular instances), there is no denying that these can be quite complex undertakings, rolling out over many years, in multiple stages, with many interdependent components (related to e.g. infrastructure, content, training, assessment), and costing (tens of, sometimes hundreds of) millions of dollars. When planning such initiatives, there are many questions to be asked, large and small. One question that I don’t find is typically given much serious attention relates to what would, at first glance, probably appear to be a rather simple one, with a simple answer:

Who owns the laptops (tablets) that will be distributed to students (teachers)?

I regularly ask this question as part of my interactions with leaders of various such projects around the world. I find that I rarely get a simple or complete answer. This is potentially problematic, as the responses to this question, and a set of related ones, can have a very profound impact on how such projects function in practice, and thus on their (potential) impact as well.

Here’s one example of why this sort of thing is important:

XHA-XHAI: Analfabetizmi funksional - UNË FLAS, TI LEXON, AI SHKRUAN

Në vijim të diskutimit për analfabetizmin funksional, XHA-XHAI ne Blogun Peisazhet e Fjales, ofron ide interesante per te adresuar analfabetizimin fuksional. ARSIMTARET e gjen interesante kete analize, dhe e poston per te stimuluar debatin profesional ne kete fushe. PISA 2012 rapotohet me 3 dhjetor dhe tema e analfabetizimit funksional do rimerret. Me poshte gjeni me shkurtime disa nga idete e XHA-XHAIT per analfabetizimin funksional...
Së pari, shtrirja. Për arsye të mirënjohura dhe kryesisht sociologjike, mendoj se kjo “sëmundje” ose “sindromë” ka kapur më shumë popullsinë me prejardhje nga veriu, se atë jugoren; dhe më shumë shqiptarët e Kosovës, se ata të Shqipërisë.
Meqë arsyet i mirënjohura shumë do të m’i keqkuptojnë, po i cek këtu shkurt: masa e madhe e popullsisë që ka jetuar në fshat ose me prejardhje rurale, niveli i ulët i shkollave në Veri (dhe humbja e të paktën dy brezave në Kosovë, për shkak të persekutimit serb dhe luftës), mungesa e qyteteve me traditë në Veri (veç Shkodrës), që të shërbejnë si katalizatorë të alfabetizimit.

Znj Obama promovon pjesmarrjen e te varferve pertej arsimit te mesem!




Sipas shtypit amerikan, Michele Obama pas rreth 5 vjetesh ne presidence, do te ndermarre nje nisme per te rritur numrin e te varferve qe hyjne ne disa forma te arsimit te larte. Kjo eshte hera e pare qe ajo hyn ne fushen e politikave te presidences se te shoqit te saj Barak Obama.
Zonja e pare Obama thote se cfare qe studentet te duan te behen doktore, mesues, mekanike, ose programues, ' duhet te bejne cmos te vazhdojne arsimimin e tyre pertej shkolles se mesme, qofte nepermjet pjesmarrjes ne koleget komunitare, marrjen e nje diplome teknike, perfundimin e nje trajnimi, ose ndjekja e nje programi 4-vjecar universitar'.

Si mundi Portugalia te permiresoje dukshem rezultatet e arsimit?

Nga vendet me suksese te dukshme ne reformat arsimore, perzgjodhem sot te tregojme historine e Portugalise. Me poshte, nje permbledhje e analizes qe beri OECD per suksesin e ketij vendi te vogel. Portugalia rezultoi shume dobet ne PISA 2000. Ne fshat, shume shkolla ishin te vogla dhe te izoluara. Ne qytete, ato ishin shume te medha, te mbi-populluara, e punonin me turne. Mxenesit e dobet, sidomos ato te qe vinin nga familje te pavantazhuara, ishin ne prag mbetjeje e klase dhe shpesh braktisinin shkollen, ose ishin braktises 'de facto' - te heshtur ne fund te bankave. Kjo gjendje vuri kombin ne alarm, dhe i hapi rrugen reformave te thella e te gjera. Me e rendesishmja ishte vendimi i riorganizimint te shkollave ne klaster-shkolla, te cilat bashkonin 5-10 shkolla te vogla ne nje projekt arsimor, qe drejtohej nga nje drejtues u perzgjedhur nga nje perfqesues i nje komuniteti te madh mesuesish, perfaqesues bashkiak dhe prinderish. Ky numer me i madh stafi, ndikoi pozitivisht ne krijimin e rrjeteve te profesionisteve qe bashkepunonin dhe mesonin nga njeritjetri, dhe jepnin sherbime me te mira per nxenesit. Paralelisht, pagat e mesuesve u rriten dhe niveli i tyre shkoi 19% me shume se i disa profesionisteve me arsim te larte ne sektore te tjere te ekonomise, nderkohe qe koha e punes se tyre u rrit nga 752 ore ne 855 ore pune ne vit. Masa te tjera te rendesishme perfshine 1) futjen e TIK-ut ne mesimdhenie edhe te lendeve te tjera si matematike, gjuhe amtare, shkence 2) zbatimi i nje programi kombetar per rritjen e aftesise ne lexim 3) permiresim i vleresimit te mesuesve dhe nxenesve. Ne PISA 2009, nxenesit portugeze treguan nje permiresim te theksuar ne te gjitha fushat, ndonese ende jane nen mesataren e OECD. Arritja me e madhe ishte renia e varesise se theksuar midis prejardhjes shoqerore- ekonomike familjare dhe rezultateve ne arsim, qe tregon se vertet shkolla atje po e luan rolin e saj per shanse te baranarta per te gjithe.

Si lexon nje disleksik?

Sam Barclay  eshte disleksik, por ai u ndihmua ne betejen e tij per te nxene e zhvilluar. Ai zhvilloi  menyra per te demonstruar se si lexon e shikon nje disleksik, qe njerezit ta kuptojne betejen e tyre per te lexuar. 
2013-11-05-3.jpg
Me kete qellim ne mendje, Barkley perdori tipografine qe te perkthente eksperiencen e disleksise ne nje menyre te tille qe te ishte edukative.  Rezultati eshte  nje liber "I Wonder What It Feels Like To Be Dyslexic," - Pyes veten sesi ndihet nje disleksik - qe eshte nje udhetim grafik neper sfidat e disleksikeve, por dhe duke pershkruar hapesirat alternative qe iu hapen atyre ne rrugen  tyre.

Ernest Koliqi - figure e shquar e arsimit shqiptar


Nga Pjereta Shytani
Ernest Koliqi (20 Maj 1901  1975 ) lindi në Shkodër  në një familje me origjinë nga Dukagjini , e cila  u zhvendos  në krahinën e Anë  Malit, e më pas  në Shirokë të Shkodrës. Djali i Shanit dhe i Age Simonit, u rrit në gjirin e një familjeje  të madhe. Vëllai i tij  Mikel Koliqi do të ishte  i pari kardinal shqiptar i klerit katolik shqiptar .Enest Koliqi është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe të kulturës shqiptare , por në vecanti  ai ka luajtur një rol    të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit shqiptar dhe në përhapjen e gjuhës shqipe . Ai është themelues i prozës sonë   moderne , por ndërkohë dhe poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar,  dramaturg, por  dhe veprimtar politik, i kulturës së politikës dhe i politikës së kulturës sonë kombëtare, të gjysmës së parë të shekullit XX.

Në vitin 1936  Ernest Koliqi u  emërua  Lektor i Shqipes pranë Universitetit të Padovës . Në vitin 1939  ai u  emërua  titullar i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë por nuk ndenji gjatë në këtë detyrë sepse  po këtë vit nisi punën si ministër i arsimit  në qeverinë shqiptare. Sapo  filloi punën në këtë detyrë  , ai mblodhi rreth vetes njerëzit e kulturës, shkrimtarët më të shquar dhe  filloi  përpilimin  dhe  botimin e  teksteve shkollore. Si Ministër i Arsimit  në shtatorin e vitit 1941  ai mundësoi me një vendim që  mbi 200 arsimtarë normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, të shkonin   Kosovë,
dhe në  trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të ZI, si dhe në Çamëri . Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht një nga aktet më sublime  sepse  ai dha frutet e veta në hapjen e shkollave shqipe, në rrënjosjen  e dëshirës për të mësuar shqipen në të gjithë trojet shqiptare. Vepra e tij letrare u ndalua me vendosjen e rregjimit komunist në Shqipëri edhe pse nuk përmbante asnjë lloj  shenje a parashenjë politike, por përmbante vetëm mesazhe atdhedashurie . U ndalua për shkak të veprimtarisë politike të autorit, përkatësisë së tij fetare dhe gjuhës letrare të përdorur.